Për të gjithë ata që i duan aventurat dhe emocionet mos humbisni serialin Aventurat e Oliver Tuist, bazuar në librin e famshëm të shkrimtarit të njohur Çarls Dikens... Oliver është një qenush i dashur dhe guximtar, i cili jetonte në një shtëpi të madhe për jetimë në Londër, bashkë me shumë shokë të tjerë. Ai arratiset për të kryer misionin e tij, që të gjejë mamanë, e cila jeton diku në Angli. Për të arritur qëllimin, i shkojnë në ndihmë 2 miqtë e tij më të mirë: Doxher, një lepurush i shkathët dhe Çarli, një derrkuc zemërmirë. Ata do të përballen me shumë pengesa dhe të papritura. Por a do mundet një ditë Oliveri ta gjej mamanë e tij? Ndonjëherë disa krime kalojnë pa u vënë re - por mos u shqetësoni, hetuesve Cip dhe Dejl - nuk u shpëton asgjë, qoftë dhe krimet më të vogla... Ata janë vërtetë të zotë dhe asnjë çështje nuk do tu ngelet pa zgjidhur... Bashkë me miqtë e tyre, Gaxhet, Monte Rei dhe Ziperin, do të formojnë skuadrën më të fortë dhe do ti mundin gjithmonë kundërshtarët e tyre...